×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Krasniqi: Të enjten zgjedhim Komisionet, do ta ndryshojmë edhe Statutin e Komitetit Olimpik të Kosovës

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 17:35
    Foto: Besim Mydyti

    Ismet Krasniqi, kryetari i sapozgjedhur i Komitetit Olimpik të Kosovës, të mërkurën do ta merr zyrtarisht pozitën e re, të cilën e fitoi në Asamblenë Zgjedhore të KOK-ut. Në këtë garë ai mposhti Besim Hasanin e Linda Shalën duke fituar 53 vota nga gjithsej 105 delegatë me të drejtë vote.


    Në intervistën për Gazetën ‘Reporteri.net’, dhënë një ditë para se ta marrë zyrtarisht detyrën, Krasniqi ka treguar edhe planet e tij për mandatin 4 vjeçar në krye të KOK-ut.

    Krasniqi ka treguar se ka një ditë pasi të bëhet zyrtarisht kryetar i KOK-ut ka thirrur një mbledhje.

    “Menjëherë të enjten e kemi mbledhjen e parë konstituive të Bordit Ekzekutiv, ku njëra ndër pikat e shumta të Rendit të Ditës janë edhe zgjedhja e Komisioneve të KOK-ut” tha Krasniqi për Reporteri.net.

    INTERVISTË | Një ditë para se ta marrë zyrtarisht postin, flet kryetari i ri i KOK-ut: Koha për ndryshime, fitorja ime është e të gjithë sportistëve

    Por, Krasniqi ka treguar se ndër punët e para të tij do të jetë ndryshimi i Statutit të KOK-ut duke sqaruar çështjen e regjistrimit dhe licencat e federatave të ndryshme në vend.

    “Është e vërtetë që ka pasur kritika dhe këto u shfaqen edhe në Asamblenë e Punës dhe Asamblenë Zgjedhore. Gjatë mandatit tim, bashkërisht me Ministrinë për Kulturë Rini e Sport do të mundohemi që njëherë e mirë të sqarojmë këtë çështje dhe të mos vijmë më në situata të tilla. Besoj se këtë do ta sqarojmë edhe me hartimin e statutit të ri’’, deklaroi Krasniqi të martën për Reporteri.net, një ditë para se ta marrë zyrtarisht detyrën e të parit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Krasniqi ka folur edhe për marrëdhëniet me Besim Hasanin, ish-kryetarin që udhëhoqi për 25 vite KOK-un, duke thënë se ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të, por se është koha për ndryshime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!