×
  • Sport
  • Sport

    Kuka i zhgënjyer me sportistët kosovarë, reagon ashpër: Do të kërkoj përgjegjësi nga secili veç e veç

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:24

    Trajneri i njohur i Xhudos në Kosovë Driton Kuka, është shprehur i zhgënjyer me sukseset e të rinjve tanë në Lojërat Evropiane që janë duke u mbajtur në Baku.


    Ndër të tjera Kuka ka thënë se në gara nuk shkohet për shëtitje e foto, por se lypet përkushtim e përgjegjësi, shkruan Reporteri.net.

    “Prezantimi i shtetit donë përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi”, ka thënë Kuka ndër të tjera.

    Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të kërkoj përgjegjësi nga secili veç e veç në ekipin e tij.

    Më poshtë është posti i tij i plotë në rrjetet sociale:

    “Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj …
    Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
    Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje …
    Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
    Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
    Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
    Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
    Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
    Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë …
    Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!