×
  • Sport
  • Sport

    Kuka mburret me arritjet e Majlindës, risjell momentin epik nga lojërat në Minsk

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 18:41

    Trajneri i sukseseve të mëdha, Driton Kuka, ka rikujtuar një prej çasteve kulmore të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane, ‘Minsk 2019’.


    Krenaria jonë, Majlinda Kelmendi, triumfoi në finale ndaj ruses Natalia Kuziutina, për ta fituar medaljen e artë.

    “Foto që flet shumë! Dëshirë, fokus, luftë e pakompromis deri në atomin e fundit nga të dy garueset Kelmendi vs Kuziutina – Finalja”.

    “Dueli më i mirë dhe më i fortë në Lojërat Evropiane në Minsk!”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

    Kujtojmë që krahas medaljes së artë të Majlindës, edhe dy xhudistet tjera, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, u kthyen me medalje nga Bjellorusia. Nora e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Loriana arriti ta merrte medaljen e bronztë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!