×
  • Sport
  • Sport

    Kuka me Majlinden e Distrian urojnë qytetarët për 12 vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 12:20

    Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo Driton Kuka ka uruar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga salla e Kuvendit.


    Kuka, së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin dhe xhudisten e artë, Distrie Krasniqi, vizituan kuvendin e Kosovës, ku nga atje uruan qytetarët për 12 vjetorin e Pavarsisë, shkruan Reporteri.net.

    Ky është urimi i Driton Kukës për 12 vjetorin e Pavarsisë.

    “Urime Pavarësia! 12 vjet shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha …” – ka shkruar Kuka në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa mesazhin e ka përcjellë me një foto nga salla e Kuvendit, përkrah kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!