×
  • Sport
  • Sport

    Kumbulla e Rrahmani të paralajmëruar, shoku i skuadrës rezulton pozitiv

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 9:36

    Marash Kumbulla e Amir Rrahmani me siguri nuk do të flenë aq të qetë këto net, të paktën deri më datën 25 mars.


    Klubi i dy futbollistëve shqiptarë, Hellas Verona, ka bërë të ditur se një nga lojtarët e saj ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit që u është bërë.

    E gjithë skuadra e Veronës kishte hyrë në karantinë pasi disa futbollistë të Sampdorias, ekipit që kishin ndeshur së fundmi, kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Sot ka rezultuar se mesfushori i veronezëve, Matia Zakanji, është i infektuar gjithashtu.

    “Hellas Verona komunikon se Matia Zakanji i është nënshtruar kontrolleve mjekësore që kanë sinjalizuar se është pozitiv ndaj koronavirus COVID -19. Futbollisti, ashtu si e gjithë skuadra, do të zgjatë qëndrimin e tij në izolim në shtëpi deri në datën 25 mars, duke vazhduar të jetë i monitoruar. Zakanji është mirë, në ditët e kaluara ka pasur vetëm pak temperaturë”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!