×
  • Sport
  • Sport

    Kur të gjithë prisnin shpërthimin e tij Rashica u ndalë, ylli kosovar po kalon në një formë të dobët

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:53

    Milot Rashica nuk ka shënuar gol në Bundesligë në 14 ndeshjet e fundit


    Një statistikë aspak e mirë për kosovar që flitet se po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane si Dortmund, Liverpool e Leipzig, shkruan Reporteri.net

    Miloti në dy ndeshjet e fundit po vuan edhe nga një lëndim muskular, por kjo nuk e arsyeton formën nëpër të cilën po kalon.

    Vushtrriasi në 14 ndeshjet e fundit nuk ka shënuar gol në Bundesligë, derisa skuadra e tij po lufton për mbijetesë.

    Rashica golin e fundit në kampionat e ka shënuar kundër Bayern Munichut në dhjetor të vitit të kaluar. Që nga ajo ndeshje kosovar nuk e ka gjetur më golin në Bundesligë.

    Megjithatë, 23 vjeçari këtë edicion ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në 24 ndeshjet e zhvilluara me ëerderin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!