×
  • Sport
  • Sport

    Kurti thyen parimet e veta, njeh edhe kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 20:53

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë paraqitjen e kombëtares së Kosovës në futboll.


    Edhe pse ai në tubimin e partisë ku prezantoi kandidatët për deputetë nuk kishte pranë asnjë simbol të shtetit dhe e nisi veç me himnin e Shqipërisë, por jo të Kosovës, ngadalë po i thyen parimet e tij.

    Ai ka thënë se do të shkojë të shikojë lojën e ardhshme të Kosovës ndaj Malit të Zi.

    “Lojtarët po na entuziazmojnë me cilësinë e tyre. Janë aq të ri dhe aq dinamik, duken uragan i pandalshem me vjen mirë që po ndodh kjo”, ka pohuar Kurti në T7, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a do të jetë në publik për ta shikuar lojën me Malin e Zi, ai ka thënë se “po do të jem”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!