×
  • Sport
  • Sport

    Kush mund ta fitojë Euro2020, sipas Goal: Franca me më së shumti gjasa, Zvicra e shqiptarëve befasi

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:04

    Euro 2020 më në fund do të startojë të premten e 11 qershorit 2021, pasi u shty për një vit shkaku i pandemisë.


    Gazeta sportive ‘Goal’ ka listuar kombëtarët përfaqësuese në kampionatin Europian të futbollit, nga ato që nuk janë premtuese këtë vit deri tek favoritet për të ngritur trofeun e ‘Euro2020’, në stadiumin Wembley, më 11 korrik 2021.

    Sipas Goal, Finlanda ka më së paku gjasa të depërtojë në këtë garë, ndonëse për futbollistët e kombëtares finlandeze ky është turneu i tyre i parë i madh për ta.

    Hiq më mirë punët, sipas këtij mediumi, nuk i ka as Sllovenia, shkruan në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’. Pas saj, në krye të listës së atyre që nuk mund të pritet shumë në Euro2020, Goal e ka renditur Maqedoninë e Veriut, për të cilën do të paraqiten në fushën e gjelbër 6 shqiptarë.

    Zvicrën e Xherdan Shaqirit, e Granit Xhakes e Admir Mehmedit, ky medium e ka listuar mjaftë mirë, duke u dhënë shumë shpresë 3-shes shqiptare që luajnë për kombëtaren helvetike. Zvicra, sipas Goal, radhitet si kombëtarja e 11-të pretendente për ta fituar ‘Euro2020’, shkruan Reporteri.net.

    E 10-ta radhitet Turqia, pasuar nga Holanda e 9-ta; 8, Danimarka; 7, Spanja, dhe e 6-ta radhitet Gjermania si pretendente.

    Në Top 5 kombëtarët favorite, sipas kësaj renditje që e ka analizuar ‘Goal’, kombëtarja e Italisë radhitet e 5-ta.

    Pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës së vitit 2018, për “Azzurri” Euro2020 kthehet në një test, pas 5 vitesh në një kompeticion të rëndësishëm për futbollin. Natyrisht, Goal, thekson se edhe kthimi i Roberto Mancinit e bënë padyshim mbresëlënëse këtë vit skuadrën e italianëve.

    Skuadrës angleze, faqja e madhe e futbollit i jep pak më shumë gjasa sesa italianëve për të ecur përpara në Euro2020, që në rast se arrinë të shkojë në finale do t’u që binte ‘Tre Luanëve’ të luanin në vendin e tyre për titullin evropian.

    Kampionet evropian në fuqi, Portugalia e Cristiano Ronaldos është radhitur e 3-ta, që lihet pas nga Belgjikë, e cila është radhitur e 2-ta në këtë parashikim. Belget, Euro 2020 e kanë si shanse të fundit të gjeneratës së artë të tyre të futbollit për të dhënë një trofe Belgjikës, shkruan Reporteri.net.

    E natyrisht, siç edhe është dhënë nga parashikimet tjera, Franca edhe nga ‘Goal’ shihet si favorit për të fituar Euro2020. Kampionet e Botes, po shihen si kombëtarja me skuadrën më të kompletuar në Euro2020. Derisa, kroatet me të cilët u përballen në finalen e ‘Botërorit 2018’ janë mjaftë poshtë në këtë renditje.

    Se si do të rrjedhin gjerat në fushën e gjelbër, do të mbetet të shihet nga nesër, 11 qershor 2021, kur nis Euro2020, me perballjen e parë Turqi-Itali, e deri më 11 korrik 2021 kur mbyllet kompeticioni në Angli.

    Radhitja e skuadrave, sipas Goal, bazuar në gjasat për ta fituar, Euro 2020:

    # 24 Finlandë
    # 23 Sllovakia
    # 22 Maqedonia e Veriut
    # 21 Hungari
    # 20 Skoci
    # 19 Uells
    # 18 Rusia
    # 17 Austri
    # 16 Republika Çeke
    # 15 Ukrainë
    # 14 Kroacia
    # 13 Polonia
    # 12 Suedi
    # 11 Zvicër
    # 10 Turqia
    # 9 Hollanda
    # 8 Danimarka
    # 7 Spanja
    # 6 Gjermani
    # 5 Itali
    # 4 Angli
    # 3 Portugalia
    # 2 Belgjikë
    # 1 Francë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!