×
  • Sport
  • Sport

    Ky moment i Neymar ndaj Pasalic ishte ndër më të bukurit e ndeshjes

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 8:16

    Sulmuesi brazilian i PSG-së, Neymar ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes ndaj Atalantas, ku skuadra e tij me dy gola të shënuar në kohën shtesë kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


    Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantan në çerekfinalen me rezultat 2-1.

    Në një moment gjatë ndeshjes, Neymar kishte topin në këmbë dhe me një driblim të bukur në mes të këmbëve kaloi Pasalicin, apo shënuesin e golit të vetëm të Atalantas.

     

    Pas ndeshjes, Neymar është shprehur se ka qenë optimist për kualifikimin tutje.

    “Unë kurrë nuk kam menduar për eliminimin. Asgjë nuk do të më ndalë mua të mendoj se do të jemi në finale. Ishte shumë vështirë”.

    “Ne jemi duke bërë gjëra të mira, kemi skuadër të mirë dhe jemi si një familje. Ishte e pamundur të mendoj eliminimin. Një ndeshje ka mbetur deri në finale, dy deri në triumf”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!