×
  • Sport
  • Sport

    Lajm fantastik për Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 16:15

    Një lajm shumë i mirë për Kombëtaren e Kosovës ka ardhur nga Zvicra


    Shteti i Zvicrës do ta heq nga lista e karantinës Kosovën më 28 shtator, shkruan Reporteri.net

    Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, e cila në tetor do të luajë ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë.

    Futbollistët si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli e Edon Zhegrova do ta kenë më lehtë që të vijnë te Kosova, pasi nuk detyrohen që të shkojnë në karantinë pas rikthimit në Zvicër.

    Kujtojmë që në ndeshjet e shtatorit Kosova pati shumë mungesa për ndeshjen kundër Greqisë pasi klubet nuk lejuan disa futbollistë që të vinin të luanin në vendin tonë shkaku i pandemisë COVID-19.

    Tani, futbollistët e Kosovës që luajnë në Zvicër mund të vijnë pa ndonjë problem pasi nuk do të kenë nevojë për karantim pasi të rikthehen te klubet e tyre. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!