×
  • Sport
  • Sport

    Lajm fantastik për Kosovën, ‘truri’ rikthehet në stërvitje

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 15:11

    Hekuran Kryeziu është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij Zurich


    Hekuran Kryeziu ka qëndruar jashtë fushave të gjelbra që nga prilli i këtij viti, ndërsa sot ka filluar me seanca stërvitore, shkruan Reporteri.

    Këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Zurich, me anë të një postimi në Instagram, ku i ka uruar rikthimin yllit kosovar.

    “Hekuran Kryeziu është duke stërvitur përsëri këtë javë. Mirësevini përsëri dhe bëhuni mirë, Heki”, ka shkruar Zurich në Instagram.

    Ky lajm gëzon shumë edhe Kosovën që në muajin tetor luan dy ndeshje, fillimisht miqësoren me Gjibraltarin dhe më pas ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 me Malin e Zi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!