LAJMI I FUNDIT: Mesfushori i Juventusit është i infektuar me koronavirus

Blaise Matuidi ka dalur pozitiv në testet e fundit. Ai është në izolim vullnetar në shtëpi, dhe sipas informacioneve të fundit nga Juventusi, ai po ndihet mirë.


Mesfushori i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë zbuluar se ai është i infektuar me Coronavirus, shkruan Reporteri.net.

Lojtari, që nga e mërkura, ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të monitorohet nga klubi italian dhe mjekët.

Pas, mbrojtësit Daniele Ruganit i cili rezultoi pozitiv me këtë virus, Matuidi bëhet lojtari i dytë i Juves që infektohet./Reporteri.net/