×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Manchester United para finales ndaj Manchester Cityt në FA Cup

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 16:00

    Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka zbuluar se Antony nuk ka gjasa të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Manchester Cityn në finalen e FA Cup të së shtunës.

    Antony po mundohet që të jetë i aftë në kohë për finalen në Wembley, por nuk ka gjasa të jetë në gjendje të luajw. Braziliani u transportua me barelë në fitoren 4-1 të United ndaj Chelseat më 25 maj dhe u pa me paterica gjatë fitores 2-1 ndaj Fulham të dielën.

    Antony ka shënuar vetëm tetë gola dhe ka dhënë tre asistime që nga transferimi i tij prej 85 milionë funtesh nga Ajax, por ai shpesh bën punë të vlefshme në mbrojtje që do të thotë se mungesa e tij është një goditje për Ten Hag. Anthony Martial është gjithashtu jashtë me një këputje të kofshës.

    “Nuk ka gjasa, ende një shans, por një shans shumë i vogël. Ai nuk bëri përparim, kështu që ai ka ende një shans, por nuk ka gjasa që ai të jetë i disponueshëm”, tha Ten Hag në një konferencë për shtyp. Megjithatë, holandezi mbeti optimist për shanset e United në finale kundër kampionëve të Premier League, City, duke shtuar: “Bëhet fjalë për lojtarët që janë në dispozicion dhe shumë herë kemi qenë të suksesshëm. Ne kemi një skuadër të mirë dhe nga skuadra e mirë kemi një ekip i mirë”.

    City është dy fitore larg që të bëhet skuadra e parë angleze që merr tripletin e Premier Leagues, FA Cup dhe Champions Leagu, që nga United në 1999. Ten Hag tha se United nuk ishte i motivuar nga perspektiva për të shkatërruar ëndrrën e trefishtë të Cityt, dhe se thjesht donte të fitonte FA Cup, shkruan Goal, përcjell Reporteri.net.

    “Ne duam të fitojmë një kupë, nuk ka të bëjë me ndalimin e tyre, ka të bëjë me atë që ne të fitojmë kupën”, argumentoi ai. “Ne kemi një mundësi të madhe. Është e mrekullueshme që e merituam atë mundësi për të qenë në një finale të kupës dhe të takohemi me Man Cityn, është një mundësi e madhe dhe ne luftuam shumë për të, përparuam aq mirë sa jemi në FA Cup. Wembley është ndoshta stadiumi më i mirë në botë dhe të jesh atje në finalen e kupës është shumë emocionuese”.

    United synon të fitojë Kupën e 13-të të FA në atë që do të jetë finalja e parë mes dy klubeve të Manchesterit. Më pas ata do të marrin një pushim katër-javor përpara se të fillojnë fushatën e tyre parasezonale kundër Leeds në Norvegji. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!