×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i madh për Liverpoolin: Rikthen Keita dhe Shaqiri për derbin ndaj Evertonit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 16:56

    Sonte me fillim nga ora 21:15 do të zhvillohet takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë.


    Klopp sonte do të startoj me formacion të ‘frikshëm’, pasi nuk do të lejojë befasi në ‘”Anfield”, shkruan Reporteri.net.

    Të gjithë statistikat e dëshmojnë se Liverpooli ka paraqitje më të mirë se Evertoni. Pra, “The Reds” janë të pamposhtur në “Anfield” kundër Everton që nga viti 1999 dhe aktualisht janë në krye të Premierligës.

    Ndërkaq, lajmi i madh për të kuqtë është se Shaqiri dhe Keita janë rikthyer nga lëndimi dhe se sonte mund të paraqiten kundër Evertonit, ndërsa mungesat për skuadrën e Klopp janë Fabinho, Joel Matip dhe Nathaniel Clyne të lënduar dhe porteri Alisson Becker i cili është i suspenduar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!