×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për ata që e shikojnë Premierligën, me këtë datë kthehen tifozët në stadiume

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 19:12

    Pas 2 dhjetorit, tifozët më në fund do të rikthehen nëpër stadiume në Angli.


    Qeveria Angleze ka vendosur që nga 2 dhjetori për ndeshjet e Premierligës të lejohen maksimumi 4 mijë tifozë në stadiume.

    Tifozët mungojnë nëpër stadiume që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, që për disa muaj paralizoi gjithë botën, derisa tani e ka ndryshuar mënyrën e jetesës në gjithë botën.

    Klubet kanë vuajtur gjithashtu me mungesën e tifozëve dhe tani do t’i kenë ata në Angli nga 2 dhjetori, me shpresën që numri 4 mijë, pas janarit të vitit 2021 të rritet shumë më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!