×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Interin, Handanoviç gati t’i bashkohet klubit për derbin kundër Juventusit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 21:13

    Portieri slloven, Samir Handanoviç, do të rifillojë stërvitjet dhe me gjasë do të luajë për Interin kundër Juventusit, në ndeshjen e cila do të luhet këtë të dielë.


    Handanoviç ka qenë jashtë veprimit pasi ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël në dorën e majtë gjatë një stërvitje më 1 shkurt.

    Sipas Sky Sport Italia, kontrolli i fundit mjekësor tregon se fraktura është shëruar dhe ai mund të rifillojë stërvitjet qysh nesër.

    Kjo bën të mundur që Handanoviç të kthehet në portë për derbin e së dielës në Serie A.

    Gjatë mungesës së tij, Daniele Padelli ka qenë zëvendësues i kapitenit, por ka dëshpëruar me paraqitjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!