×
  • Sport
  • Sport

    Lajmërohet nga spitali piloti që doli nga flaka dhe i shpëtoi më të keqës në garën e Formula 1

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:56

    Romain Grosjean sot pati një aksident të frikshëm në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit


    Piloti i Haas, Roman Grosjean humbi kontrollën dhe u përplas me muret mbrojtëse, ku më pas makina u nda në dysh dhe u përfshi nga flakët, shkruan Reporteri.net

    Grosjean mrekullisht doli nga makina që ishte përfshirë keq nga flakët, derisa atë e ndihmuan edhe stafi i ndihmës së shpejtë.

    Piloti i Haas i shpëtoi mrekullisht më të keqes, derisa pësoi djegje të lehta në duar dhe kavilje.

    Ai mori mesazhe të shumta pas këtij aksidenti, derisa tani është lajmëruar nga spitali.

    “Të reja nga spitali – ndoshta nuk jam në gjendje të ju kthejë të gjithëve mesazhet që kam pranuar që një kohë të gjatë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen dhe për stafin e FIA-s dhe stafin mjekësor që u përkujdesën për mua. Shpresoj të shihemi së shpejti,” ka shkruar Groesjan. /Reporteri.net/

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Romain Grosjean (@grosjeanromain)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!