×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës testohet për koronavirus, futet në karantinë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 20:02

    Futbollisti i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Valdrin Mustafa është testuar sot për koronavirus, me ç’rast ai ka rezultuar negativ në këto teste.


    Por, skuadra e Hannover 96, nga nesër do të futet në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për t’u mbrojtur nga prekja e tij, shkruan Reporteri.net

    “Jam mirë, por nga nesër skuadra e Hannoverit dhe U23 do të futemi në karantinë për shkak të koronavirusit. Mos u shqetësoni, të gjithë jemi mirë”, ka thënë Mustafa për LIG Sport.

    Virusi i cili është shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka marrur deri më tani mijëra jetë, dhe së fundmi ka filluar ta prekë edhe botën e sportit.

    Daniele Rugani, qendërmbrojtësi i Juventusit rezultoi pozitiv në test, gjersa sot kanë rezultuar pozitiv edhe disa futbollistë e basketbollistë të tjerë.

    Pothuajse shumica dërrmuese e ligave janë suspenduar, disa për dy javë e disa të tjera për afat të pacaktuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!