×
  • Sport
  • Sport

    Lampard e thyen heshtjen për shkarkimin nga Chelsea

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 9:56

    Frank Lampard ka thënë se ndihet i zhgënjyer që i është mohuar mundësia për ta çuar Chelsean përpara.


    Legjenda e të kaltërve u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të hënën, 18 muaj pasi u emërua pas vendimit të klubit për t’i ndarë rrugët me Maurizio Sarrin.

    Pavarësisht statutit të legjendës së klubit dhe golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Lampard nuk ishte imun ndaj stili emëro-shkarko të pronarit Roman Abramovich.

    Chelsea ishte lider i Premierligës në fillim të sezonit, por një ecuri e rezultateve të dobëta bëri që të bjerë në pozitën e nëntë dhe kjo e pati për pasojë shkarkimin e Lampardit.

    Abramovich e lëshoi një komunikatë të rrallë për media pas shkarkimit të Lampardit, duke thënë se Lampard mbetet ikonë e rëndësishme e klubit, pavarësisht shkarkimit.

    “Ishte vendim i vështirë për klubit, sepse unë kam marrëdhënie të shkëlqyera personale me Frankun dhe kam respekt të madh për të”, ka thënë Abramovich.

    Ndërsa, Lampard e zgjodhi Instagram të hënën mbrëma për ta thyer heshtjen.

    “Ishte privilegj i madh dhe nder ta drejtoja Chelsean, një klub që ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për kohë shumë të gjatë”, shkroi Lampard.

    “Së pari, dëshiron t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme gjatë këtyre 18 muajve. Shpresoj që ata e dinë çfarëdo të thotë kjo për mua. Kur e mora punën këtu i kuptova sfidat e së ardhmes në një kohë të vështirë për klubin.”

    Ai shtoi: “Jam i zhgënjyer që nuk m’u dha kohë këtë sezon për ta çuar klubin përpara dhe për ta çuar në nivelin tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!