×
  • Sport
  • Sport

    Lampard flet për largimin e mundshëm nga Chelsea, pas humbjes ndaj Leicesterit

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 8:11

    Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.


    Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

    Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim.

    “Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj” – u shpreh Lampard.

    Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!