×
  • Sport
  • Sport

    Lampard: Ishim më të mirë se Liverpool

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 22:49

    Liverpool ishte në avantazh 2-0 brenda 30 minutave kundër vendasve, me Trent Alexander-Arnold dhe Roberto Firmino që gjetën rrjetën në ‘Stamford Bridge’.


    Sidoqoftë, para goditjes së Firmino, mesfushori i Chelseat, Mason Mount kishte një gol të anuluar për offside dhe skuadra vendase filloi të luftojë përsëri në periudhën e dytë, pasi N’Golo Kante ngushtoi epërsinë përballë Adrian, derisa Mount dhe Michy Batshuayi huqen shanse të arta, transmeton lajmi.net.

    Ai i tha Sky Sports: “Performanca ishte e shkëlqyer, ne ishim skuadra më e mirë. Kishim më shumë energji në lojën tonë, karakterin dhe shpirtin”.

    “Kjo është arsyeja pse turma duartrokiti në fund. Le të vazhdojmë përpara”, deklaroi anglezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!