×
  • Sport
  • Sport

    Lampard tregon se ku dështoi skuadra e tij në përballjen me Liverpoolin

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 21:32

    Chelsea sot u mposht 2-1 nga Liverpooli në Stamford Bridge


    Kryendeshja e javës së gjashtë në Premier Ligë i takoi Liverpoolit që fitoi 2-1 ndaj Chelseat me golat e Alexander Arnold dhe Roberto Firminos, ndërsa golin për ‘Të Kaltërit’ e realizoi N’Golo Kante, shkruan Reporteri.net

    Frank Lampard pas ndeshjes ka thënë se lojtarët e tij nuk bënë paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe nuk arritën ta lëviznin topin si duhet.

    “Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ne, pai ishim disi të çorientuar dhe nuk arrinim të lëviznim me topin,” ka thënë Lampard.

    “Por, në pjesën e dytë në zhvilluam lojën tonë dhe ishim më të mirë se ata (Liverpool). Ne nuk mund të arrijmë nivelin tonë të lartë menjëherë, por nga java në javë po përmirësohemi.

    “Unë pres që së shpejti të fitojmë në shtëpi dhe ta zhvillojmë lojën tonë qysh nga fillimi i ndeshjes deri në fund dhe ta mbajmë atë tempo,”.

    Ndryshe, pas kësaj humbje Chelsea zë pozitën e 11-të me 8 pikë, ndërsa Liverpooli është lider i Premier Ligës me 18 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!