×
  • Sport
  • Sport

    Lara Gut-Behrami fiton kupën e botës në garën e skijimit

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 8:20

    Skijatorja zvicerane ishte më e shpejta në këtë garë duke arritur në finish për 1:15.63 sekonda.


    Ajo ishte për 0.93 sekonda më e shpejtë se austriakja Tamara Tippler.

    Gut-Behrami tani ka 14 nga 28 fitoret e saj në Kupën e Botës në karrierë në disiplinën super-G që kërkon shpejtësi, aftësi teknike dhe një aftësi për të improvizuar përmes portave të panjohura, shkruan albinfo.ch.

    Kjo është fitorja e dytë radhazi në Kupën e Botës Supër G, pas fitores ditë më parë ku Lara Gut – Behrami fitoi garën e skijimit alpin të mbajtur në St.Anton të Austrisë, raporton albinfo.ch.

    29 vjeçarja është e martuar me futbollistin shqiptar që ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behramin dhe nga sezoni 2019 ka garuar duke përdorur edhe mbiemrin Behrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!