×
  • Sport
  • Sport

    Lë mbrapa dy super-lojtar, Henderson shpallet futbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 18:49

    Jordan Henderson është shpallur futbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019.


    Kapiteni i Liverpoolit mposhti konkurrencën e fortë të Raheem Sterling dhe Harry Kane.

    Henderson përfaqësoi Anglinë në shtatë ndeshje gjatë vitit të kaluar.

    29-vjeçari gjithashtu ndihmoi Tre Luanët të siguronin kualifikimin për UEFA Euro 2020 dhe zuri vendin e tretë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

    Në nivelin e klubit, Henderson ngriti tre trofe gjatë vitit 2019 ndërsa Reds fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për klube.

    Ai luajti edhe kundër Kosovës në Southampton, por ishte i lënduar në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!