×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Anglisë: Xhaka vështirë të mbushet mend, ai nuk mëson nga gabimet

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 18:39

    Gary Neville ka thënë se Granit Xhaka nuk merr mësim nga gabimet që bënë


    Emri i futbollistit shqiptar është më i përfoluri në mediat në Angli pas veprimit që bëri kundër Crystal Palace, shkruan Reporteri.net

    Xhaka u vërshëllye nga tifozët në momentin kur po zëvendësohej me Sakan, dhe vazhdoj rrugën direkt për në zhveshtore, duke injoruar të gjithë.

    Tani, Gary Neville ka thënë se Xhaka është i padisiplinuar dhe se ai shumë pak mëson nga gabimet.

    “Mendoj se ai është i padisiplinuar në performancat e tij në përgjithësi përgjatë një periudhe në dy apo tre vjetët e fundit. Nuk kam parë kurrë një lojtar që mëson më pak nga përvojat e tij, sesa Xhaka. Ai bën qindra gabime në ndeshje. Ndëshkohet vazhdimisht. E shikoj, nuk e shoh në çdo ndeshje, por kurdo që e shoh ai ndëshkohet,” ka thënë Xhaka.

    “Ai po kalon kohë të vështirë dhe mendoj se do të jetë e vështirë për të të vazhdojë të bartë shiritin e kapitenit. Por nuk do të befasohesha nëse Unai Emery e zgjidh çështjen dhe ai mund të vazhdojë. Mendoj se do të jetë e vështirë të kthehet shpejt në raport me fansat, mendoj se ai duhet t’u kërkojë falje,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!