×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Arsenalit tregon se a duhet të largohet Xhaka

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 17:34

    Kohëve të fundit janë shtuar zërat për largimin e Granit Xhakës nga Arsenali.


    Pas incidentit që pati muajin e kaluar me tifozët, disa prej klubeve më të njohur në Evropë kanë filluar të interesohen për transferimin e mesfushorit shqiptar.

    Legjenda e klubit londinez, Lee Dixon qëndroi javën e kaluar në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen me Anglinë.

    Në një prononcim për Indeksonline ai komentoi gjendjen aktuale dhe foli rreth së ardhmes së Xhakës.

    “Nuk besoj që ai do të mbetet edicionin e ardhshëm të Arsenali. Gjërat kanë ndryshuar shumë pas përplasjes me tifozë dhe nuk e ka lehtë të rikthehet. Xhaka nuk është futbollist i keq por ekipit i mungojnë liderët” deklaroi Dixon për Indeksonline.

    Legjenda e Arsenalit, ka luajtur 14 vite për “topçinjtë” me të cilët ka regjistruar 458 paraqitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!