×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Brazilit në pension, por ka zënë të dashurën 31 vite më të re

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 16:58

    Legjenda e futbollit brazilian, Romario po shijon në maksimum ditët e pensionimit të tij.


    Një nga lojtarët më të mirë të futbollit në historinë e Brazilit dhe ish-ylli i Barcelonës është bërë hit në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi me të dashurën e tij Anna Nazario, shkruan Reporteri.net

    Ajo që është posaqërisht interesante është fakti se Anna është 31 vite më e re se futbollisti legjendar.


    Romario dhe Anna publikojnë mjaft shpesh fotografi në instagram ku shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

    “Njerëzit hyjnë në jetën tonë për disa arsye, për të na mësuar diçka, e ti më ke mësuar të dashuroj, ajo që di është se unë ndjej diçka ndaj teje”, ka shkruar Anna në një fotografi për yllin brazilian.

     

    View this post on Instagram

     

    Vagalumes não são ensinados a bilhar. Eles BRILHAM por conta própria. ?

    A post shared by Ana Karoline Nazário (@ananazarioo) on

    Anna studion ende, i pëlqen të merret me fitnes, të udhëtojë dhe kujdeset shumë për linjat e saj trupore.

    Viteve të fundit, Romario ka qenë gjithnjë e më pak aktiv në botën e futbollit pas skandalit me korrupsion të FIFA-s ka dhënë dorëheqje nga funksioni që kishte në këtë Organizatë. Pastaj është marrë me politikë, ku ka kandiduar për Guvernator të Rio de Janieros./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!