×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e futbollit thotë se Shqipëria do të jetë befasia e “Euro 2024”

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 15:43

    Sonte do të bëhet tërheqja e shortit për grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

    Tërheqja e shortit do të bëhet në Hamburg, duke filluar nga ora 18:00.

    Një prej ish-yjeve të futbollist, Wesley Sneijder, do të jetë i pranishëm në qytetin gjerman.

    Madje, ai ka bërë edhe një parashikim për “Euro 2024”, me faqen zyrtare të UEFA-s që e ka publikuar parashikimin e tij.

    Sneijder parashikoi që Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Për lojtarin e ri më të mirë ai zgjodhi Jude Bellinghamin, kurse Harry Kane për golashënuesin më të mirë të turneut.

    Parashikimin për lojtarin më të mirë e bëri për Kylian Mbappe, kurse sipas tij, Franca dhe Anglia do të takohen në finalen e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!