×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda Pele thyen heshtjen: Tregon nëse po vuan nga depresioni

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 11:27

    Njëri nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, legjenda braziliane, Pele ka reaguar pasi djali i tij para disa ditësh kishte thënë se ai po vuante nga depresioni dhe se nuk po dëshiron të dalë nga shtëpia


    Pele ka deklaruar se është mirë dhe se nuk ka frikë që të dalë nga shtëpia, shkruan Reporteri.net

    Disa ditë më parë u raportua se ai vuante nga depresioni, por legjenda Pele e ka mohuar një gjë të tillë.

    “Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet e juaja. Unë jam mirë. Do t’i mbush 80 vjeç këtë vit. Kam ditë të mira e të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës time”, ka thënë Pele.

    “Nuk kam frikë, jam i përkushtuar dhe kam vetëbesim për atë që e bëj. Javën e kaluar e pata fatin ta takoj presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit në studion ku po e incizoja dokumentarin tim”.

    “I kam pasur dy sesione fotografimi muajin e kaluar për kampanjat që i përdorin fotografitë dhe deklaratat e mia”.

    “I kam të planifikuara edhe disa evente të tjera. Nuk u shmangem takimeve që i kam të agjendën time të ngarkuar. Unë vazhdoj t’i pranoj limitimet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por tentoj të vazhdoj përpara. Zoti ju bekoftë të gjithëve,”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!