×
  • Sport
  • Sport

    Leipzigu shkakton befasinë, eliminon Atletico Madridin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 22:58

    Leipzigu e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


    Skuadra gjermane ka shkaktuar befasinë e madhe në Ligën e Kampionëve duke eliminuar Atletico Madridin, që shihej si një nga favoritët për të triumfuar në këtë kompeticion, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa raste të shumta shënimi.

    Dani Olmo me të filluar pjesa e dytë shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 51-të për t’i dhënë epërsinë Leipzigut.

    Joao Felix barazoi rezultatin në minutën e 72-të pasi shënoi nga penaltia.

    Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve Leipzigu shënoi edhe një herë.

    Adams shënoi gol në minutën e 88-të për ta kualifikuar Leipzigun për herë të parë në histori të klubit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Në gjysmëfinale Leipzigu do të përballet me PSG-në që mbrëmë eliminoi Atalantan. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!