×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet keq ylli i Real Madridit, dërgohet në spital

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:20

    Ylli i Real Madridit, Marco Asensio u bart me barelë jashtë me barelë pasi e pësoi një lëndim shqetësues në gju, në fitoren e skuadrës së tij me penallti kundër Arsenalit në International Champions Cup në Maryland.


    Mesfushori sulmues u lëndua gjatë një dueli me Pierre-Emerick Aubameyang pasi i ngeci këmba në bar kur akrepat shënon një orë lojë dhe u rrëzua në fushë duke e mbajtur gjurin me dorë, transmeton Gazeta Express.


    Ai u pa duke e mbajtur gjurin në agoni dhe më pastaj e fshehu fytyrën duke i mbuluar emocionet derisa stafi mjekësor e largoi nga fusha.

    Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane tha se lëndimi duhet serioz.

    “Është shqetësues. Shpresojmë se jo. Ai ka shkuar drejt e në spital për të bërë teste. Duket keq”, tha Zidane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!