×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Kampionëve | Napoli – Barcelona, kontrolle të rrepta shkaku i koronavirusit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 12:42

    Coronavirusi ka alarmuar gjithë Italinë.Deri më tani, dy viktima janë regjistruar në Itali nga Coronavirusi, kurse të prekur janë shënuar 89.


    Kjo ka bërë që edhe evenimentet sportive të anulohen, me tri ndeshje të Serie A që janë shtyrë për datë të pacaktuar.

    Efekti i Coronavirusit do të vërehet edhe në Ligën e Kampionëve, pasi janë paralajmëruar kontrolla strikte për lojtarët e Barcelonës.

    Korospodenti i Barcelonës për ESPN, Moi Llorens, shkruan se për shkak të Coronavirusit, kur skuadra e Barcelonës të arrijë në Itali, të gjithë lojtarët dhe stafi do të kontrollohen për simptoma, Nëse dikush nga ta ka ndonjë simptomë, ai do të dërgohet në spital.

    Mbetet të shihet nëse të gjithë lojtarët e Barcelonës do të lejohen që të shkelin në ‘San Paolo’ të Napolit./Blic/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!