×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Kampionëve vazhdon me dy derbi, vëmendja te Bayern – PSG

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 11:01

    Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen dy çerekfinalet e mbetura në kuadër të Ligës së Kampionëve.


    Real Madrid dje triumfoi ndaj Liverpoolit (3-1), derisa Manchester City mposhti Borussia Dortmundin (2-1), shkruan lajmi.net.

    Ndërsa, sonte, vëmendja kryesore është mes Bayern Munichut dhe PSG-së, kurse Chelsea është mysafir i Portos.

    Bayern dhe PSG-ja pavarësisht mungesave të shumta synojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese.

    Derisa, në ndeshjen tjetër, Chelsea shihet si favorit, mirëpo Porto synon të bëjë befasinë ashtu siç bëri ndaj Juventusit.

    Të dy takimet nisin në ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!