×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 17:49
    LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the Group B match of the UEFA Champions League between Tottenham Hotspur and FC Barcelona at Wembley Stadium on October 3, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

    Transferimi Lionel Messit te klubi francez Paris Saint-Germain mund të jetë shumë i shtrenjtë, pasi thuhet se kërkesat e pagës së yllit të Barcelonës mund të pengojnë një lëvizje këtë verë.


    Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në këtë verë te Barcelona, ku ai fiton plot 500 mijë funte në javë.

    Ai ka qenë i lidhur me një largim në verën e fundit, por drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk e lejuan duke iu referuar një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh.

    Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar klubet si PSG dhe Manchester City të mbesin të interesuara për transferimin e tij nëse ai largohet nga Camp Nou.

    Sidoqoftë, edhe me klubet më të mëdha kanë ndier problemet financiare shkaku i pandemisë së coronavirusit dhe një transferim i Messit nuk është aspak i lehtë.

    Messi thuhet se mund të duhet të zvogëlojë pagën e tij edhe nëse lëviz në skuadrat më të pasura evropiane dhe elitare në Ligën e Kampionëve.

    Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, kërkesat e pagës së Messit mund të nënkuptojnë se ai është shumë i shtrenjtë edhe për një klub super të pasur si PSG nëse ai largohet nga Barcelona këtë verë.

    Vera e këtij viti mund të definojë të ardhmen e sulmuesit argjentinas, pasi ai mund të mbetet edhe te Barcelona, nëse binden nga presidenti i ri i klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!