×
  • Sport
  • Sport

    Liria reagon ndaj FFK-së për mbylljen e kampionatit: Çështjen do ta dërgojmë deri në CAS

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 8:59

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur për përfundimin e edicionit 2019/2020 në të gjitha kampionatet e futbollit, përveç Superligës, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.


    Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që renditja të bëhet në bazë të tabelës momentale, derisa Besa dhe Arbëria do të futen në Superligë nga Liga e Parë.

    Ky vendim ka sjellë reagime të shumta nga klubet, derisa edhe Liria ka reaguar ashpër ndaj FFK-së.

    Klubi prizrenas, që ishte në garë për t’u futur në Superligë, zë vendin e tretë në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, shkruan zeri.info.

    Liria është shprehur se do ta apelojë këtë vendim në të gjitha instancat e deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

    “KF Liria përmes këtij reagimi njofton Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komitetin Ekzekutiv, se është kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të FFK-së, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë. Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast. Madje, nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë konsultim me ne, lidhur me vendimin e marrë. Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë. KF Liria, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instantcat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rast. Njëkohësisht kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe çështjen do ta dërgoj deri në CAS”, thuhet në reagimin e klubit prizrenas drejt FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!