×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli nuk shkruan historinë, eleminohet nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 20:58

    Skuadra uellsiane TNS ka fituar me rezultat minimal 0-1 si mysafirë i Feronikelit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ka kaluar fazën tjetër kualifikuese të Ligës së Kampionëve.


    Dean Ebbe shënoi për 0 me 1 në minutën e 67-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë ishte futbollisti që ia pamundësoi Feronikelit të shkruajë historinë.

    Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur 2 me 2, rezultat që e favorizonte skuadrën kampione të Kosovës.

    Feronikeli do të luajë tashmë në Ligën e Evropës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!