×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool në ethe: Barça e Reali të gatshme t’ia rrëmbejnë dy njerëzit kryesor të klubit

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 12:01

    Liverpool janë kthyer në më të mirën e tyre pasi së fundmi u shpallën fitues të Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës.


    Skuadra gjigante angleze kishte vite të tëra që nuk fitonte trofe, madje nuk arrinte të ishte as afër tyre derisa nënshkruajtën me gjermanin Jurgen Klopp i cili arriti t’i dërgojë disa herë në finale të ndryshme, por duke dështuar, shkruan Reporteri.net

    Ata kanë filluar një kampanjë të jashtëzakonshme në Premierligë duke arritur të fitojnë 5 nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

    Pasi Manchester City humbi ndaj Norëchi Cityt, tani Liverpooli është 5 pikë të pastërta larg nga rivali i tyre i përbetuar.

    Jurgen Klopp ka qenë akteri kryesor në rikthimin e Liverpoolit në krye, por Virgil van Dijk ka qenë protagonist poashtu i cili është rrugës për ta fituar ‘topin e artë’.

    Sipas raporteve të fundit në Spanjë, Barcelona dhe Reali i Madridit të dyja do të shkojnë kokë më kokë për t’i fituar shërbimet e Van Dijk dhe Jurgen Klopp.

    Siç raporton AS, të dy superklubet janë duke përgatitur ofertat që do ta shokonin botën e futbollit dhe janë gati ta ‘thyejnë’ bankën që ta realizojnë këtë.

    Zinedine Zidane dhe Ernesto Valverde janë duke vuajtur në Spanjë pasi ekipet e tyre nuk po gjejnë stabilitet, gjë që ka vënë në presion të dy trajnerët.

    Fakti se Liverpooli mund t’i humb të dy është trishtuese dhe e frikshme për tifozët, por duke qenë se sa mirë është duke luajtur klubi, largimi i tyre do të ishte një hap prapa në karrierën e tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!