×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli hyn në histori të Premier Ligës pas fitores ndaj Chelseat

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 19:58

    Liverpooli është bërë klubi i parë në histori të Premier Ligës që ka fituar 6 ndeshjet e para në dy edicone radhazi


    Skuadra e Jurgen Kloppit e ka mposhtur Chelsean 2-1 në Stamford Bridge në derbin e javës së gjashtë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

    Alexander Arnold dhe Roberto Firmino shënuan për fitoren e madhe të ‘Të Kuqve’, ndërsa golin e vetëm për ‘Të Kaltërit’ e realizoi Kante.


    Liverpooli pas kësaj fitore ka hyrë në histori të Premier Ligës duke u bërë skuadra e parë që fiton 6 ndeshjet e para në kampionat në dy sezone radhazi.

    ‘Të Kuqtë’ edhe edicionin e kaluar kishin fituar 6 ndeshjet e para, por në fund të edicionit nuk arritën ta fitonin titullin pasi City përfundoi në vendin e parë me një pikë me shumë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!