×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli i uritur për rekorde, fiton në udhëtim te Brighton

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:16

    Liverpooli e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 34-të në Premier Ligë


    Skuadra e Jurgen Klopp edhe pse është shpallur kampione po vazhdon të tregojë lojëra të mira, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ sonte fituan në udhëtim te Brighton me rezultat 3-1.

    Golat për Liverpoolin u shënuan nga Salah 6′, 76′ dhe Henderson 8′, ndërkaq për vendasit golin e vetëm e shënoi Trossard në minutën e 45-të.

    Me këtë fitore Liverpooli tani arrin në 92 pikë kur kanë mbetur edhe 4 xhiro për t’u luajtur deri në fund dhe synon të thyejë disa rekorde, në mesin e tyre edhe atë të pikëve të grumbulluara brenda një sezoni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!