×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli po e mendon Gerrardin si zëvendësues të Kloppit

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 10:22

    Trajneri gjerman, Jurgen Klopp mund të largohet nga stoli i Liverpoolit dhe vendin e tij mund ta zë legjenda Steven Gerrard, i cili shihet si favorit.


    Reds janë duke përjetuar një sezon të dobët në Ligën Premier dhe momentalisht rrezikojnë të përfundojnë jashtë top katërshes.

    Drejtuesit e klubit besojnë se trajneri aktual, Klopp, është i gatshëm të largohet nga Anfield dhe të zëvendësojë Joachim Loë si menaxher i ekipit kombëtar gjerman.

    Kjo e ka shtyrë klubin dhe drejtuesit të konsiderojnë emra të mundshëm për ta pasuar trajnerin e suksesshëm.

    Sipas mediumit The Mirror, Liverpooli ka rreshtuar trajnerin e Rangers, Gerrard, si favoritin kryesor për t’u bërë menaxher i tyre i ri.

    Gerrard është në prag të fitimit të titullit në Premiershipin Skocez dhe si legjendën e klubit tani ka parakaluar të gjithë në garën për të marrë detyrën nga Klopp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!