×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli triumfon në spektaklin e golave ndaj Fulhamit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 17:21

    Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit me Manchester Cityn javën e kaluar.

    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sot ndaj Fulhamit, në një ndeshje tejet dramatike dhe që prodhoi shtatë gola.

    Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 4:3. Kjo ndeshje i takoi javës së 14-t.

    Trent Alexander-Arnold (20’, 88’), Alexis Mac Allister (38’) dhe Wataru Endo (87’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

    Harry Wilson (24’), Kenny Tete (45+3’) dhe Bobby De Cordova-Reid (80’) realizuan për skuadrën mysafire.

    Liverpooli pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Arsenali, dhe dy pikë më shumë se Manchester City, që më vonë luan ndaj Tottenham Hotspur.

    Fulhami ndodhet në pozitën e 14-të me 15 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!