×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli zhgënjen në shtëpi, ndalet nga Burnley

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 17:57

    Liverpooli ka barazuar me Burnleyn 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Premier Ligë


    Skuadra e Jurgen Klopp kishte fituar të gjitha ndeshjet si vendas në Premier Ligë deri sot ku u ndalë nga Burnley me barazim, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli e nisi mirë këtë përballje ku kaloi në epërsi me anë të Andy Robertson që shënoi me kokë në minutën e 34-të.

    Burnley barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Jay Rodriguez që shënoi në minutën e 69-të.

    ‘Të Kuqtë’ tani bëjnë një hap prapa drejt thyerjes së rekordit të pikëve dhe pas 35 xhirove kanë të grumbulluara 93 pikë.

    Rekordin e pikëve e mban Manchester City që ka të grumbulluar 100 pikë brenda një sezoni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!