×
  • Sport
  • Sport

    Liverpoolin me hapa gjigant drejtë titullit, Tottenhami i Mourinho-s i magjishëm ndaj Burnley

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 18:05

    Kanë përfunduar dy takimet e Premierligës, të cilat u zhvilluan sot në kuadër të xhiros së 15’të.


    Skuadra e Liverpoolit arriti që me lehtësi dhe rezultat të thellë ta mposhtë, Bournemouth, të njëjtin ritëm e ndjeki edhe skuadra e Mourinho-s, Tottehami të cilët fituan takimin me rezultat të thellë ndaj, Burnley, shkruan Reporteri.net.

    Në duelin Liverpool – Bournemouth, u shënuan gjithsej 3 gola, pra me Chamberlain në minutën e 35 , pastaj me Keita 43′ dhe në fund me Salah në minutën e 54′, Liverpooli grumbullon plotë 46 pikë dhe mbanë pozitën e parë.

    Ndërkaq në takimin ndërmjet Tottenhamit dhe Burnley, u shënuan plotë 5 gola, ku Kane e hapi serinë duke shënuar dy herë në minutën e (4′) dhe (54′), pastaj Son dhe Luca shënua për epërsinë 4:0, ndërkaq, kur po mendohej se gjithçka do të mbyllej me ketë rezultat, në skenë doli, Sissoko, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar në 5:0.

    /Rporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!