×
  • Sport
  • Sport

    Llapi – Ballkani, derbi i mesjavës në Superligë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 17:56

    Llapjanët janë në kërkim të fitores së parë sezonale, kurse therandasit duan ta ruajnë kreun e tabelës.


    Superliga e futbollit vazhdon me orar të stërngjeshur, shkruan Gazeta Express.

    Kampionati kosovar i futbollit vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt këtë mesjavë, e cila u hap me ndeshjen Arbëria – Feronikeli.

    Pa dyshim, përballja kryesore do të jetë ajo në mes të Llapit dhe Ballkanit, që do të luhet të mërkurën.

    Llapjanët janë në kërkim të fitores së parë, pas dy humbjeve të pësuara.

    Kurse, therandasit do të tentojnë të mbesin në krye të tabelës.

    Ndërkohë, tri pikë këtë xhiro i kërkon edhe Prishtina, e cila do ta vizitojë Trepçën ’89.

    Mirëpo, mitrovicasit do t’i hyjnë kësaj loje të motivuar pas fitores kundër Llapit.

    Kurse, të enjten, Drenica e motivuar pas barazimit me Feronikelin, do ta presë Gjilanin.

    Të dyja ekipet janë në kërkim të fitores së dytë sezonale. Edhe Drita synon ta nisë me këmbë të mbarë edicionin e ri me ndeshjen që do të luajë me Besën në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!