×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarë nga Shqipëria tek Kombëtarja e Kosovës – vjen sqarimi zyrtar nga menaxheri i ‘Dardanëve’

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 13:57

    Vetëm pak javë më parë ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila në një nga emisionet sportive kishte thënë se Kosova do të ishte mirë t’i kishte disa futbollistë nga Shqipëria.


    Kjo temë ishte diskutuar mjaft shumë në mediat e ndryshme sportive si në Shqipëri dhe Kosovë.

    Ndërsa sot “Olle” ka kontaktuar me menaxherin e Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

    Ky i fundit ka mohuar zërat se ndonjë futbollist nga Shqipëria mund t’i bashkohet Dardanëve.

    “Jo nuk kemi pas kontakte me ndonjë futbollist nga Shqipëria edhe pse ka pasur raste kur kemi marre propozime te ndryshme, por ne fund nuk ka pasur asgjë konkrete për asnjë prej tyre”, tha Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!