×
  • Sport
  • Sport

    Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Budapest

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 18:07

    Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.


    Kuka, në luftën për medaljen e bronztë mposhti rusen Antonina Shmeleva, me Ippon në shënim të artë, kategoria -78 kilogramë.

    Loriana fitoi pikë të reja Olimpike për normën Olimpike Tokyo 2020.

    Për të ishte medalja e parë e fituar në Grand Slam.

    Ekipi Olimpik i xhudos e mbyll Grand Slamin e parë në pandemi me një të artë të fituar nga Distria Krasniqi dhe të bronztën e Kukës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!