×
  • Sport
  • Sport

    Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale nga holandezja, vazhdon garën për të bronztën

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 15:06

    Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Guusje Steenhuis në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.


    Ajo u mposht me IPPON, teksa kishte humbur edhe njëherë në vitin 2019 nga po e njëjta xhudiste në Lojërat Evropiane të Minskit, shkruan Gazeta Express.

    Kuka gjysmëfinalen e siguroi pasi mposhti me IPPON xhudisten austriake Bernadette Graf.

    Para saj Loriana mposhti po ashtu me IPPON xhudisten nga Ukraina, Anastasiya Turchyn, kurse në raundin e parë kaloi pa luftë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!