×
  • Sport
  • Sport

    Lot, përulje dhe shumë nderime: Argjentina po i jep lamtumirën Diego Maradonës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 11:32

    Diego Maradona tronditi botën e futbollit dje kur vdiq pas një sulmi në zemër


    Argjentina do të ketë tre ditë zie, derisa tashmë njerëzit kanë filluar t’i japin lamtumirën ‘Zotit’ të futbollit, shkruan Reporteri.net

    Homazhet kanë filluar dhe miliona argjentinas po e përshëndesin për herë të fundit idhullin e tyre.

    Përgatitjet për funeralin kanë filluar dhe radhët janë të gjata për t’i dhënë lamtumirën njeriut që i dha shumë futbollit.

    Ata që po vijnë të përshëndeten për herë të fundit me Maradonën nuk po e përjetojnë lehtë këtë ndarje, pasi ka shumë lot, por edhe nderime për legjendën argjentinase. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!