×
  • Sport
  • Sport

    Luhet xhiroja e parafundit në Superligë, Prishtina mund të shpallet kampion qysh sot

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 9:42

    Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.


    Prishtina mund të shpallet kampione qysh sot nëse arrin të paktën një barazim ndaj Gjilanit në udhëtim, ose nëse Drita gabon ndaj Drenicës.

    Drita e Ballkani po luftojnë për vendin e dytë që dërgon në gara evropiane.

    Drita ka punë me Drenicën në udhëtim, kurse Ballkani e pret Trepçën’89.

    Edhe gara se kush do të bie nga liga është shumë e nxehtë. Arbëria, Feronikeli e Trepça’89 do të mundohen me çdo kusht të fitojnë ndeshjet e fundit.

    Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje nisin nga ora 15:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!