×
  • Sport
  • Sport

    Lukakun e zë gjumi në stërvitjet me klubin, momenti kur zihet keq nga kamerat

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 17:56

    Romelu Lukaku dëshiron me çdo kush largimin nga Manchester United. Këtë e dëshmoi edhe sot në stërvitjet me klubin.


    Sulmuesi belg raportohet se ka filluar sot negociatat me klubin e Interit për një transferim të mundshëm në Itali, shkruan Reporteri.net

    Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar sot në Londër për tu takuar me zyrtarët e Manchester Unitedit dhe shpreson ta përmbyllë një marrëveshje në vlerë prej 70 milionë eurove.

    The Sun ka zbuluar se Lukaku është i vendosur të largohet nga United pasi Solskjaer i ka treguar atij se është zgjedhja e dytë për sulmin pas Marcus Rashfordit.

    Ndërsa sot në stërvitjet e klubit, kamerat kanë kapur një moment të sikletshëm për sulmuesin 26-vjeçar.

    Ai ishte duke u stërvitur ndaras nga klubi, më saktësisht brenda në palestër kur u zu në momente të çuditshme.

    Lukaku u zu nga kamerat e Sky Sport duke iu hapur goja për shkak të pagjumësisë derisa ishte duke u stërvitur në biçikletë ngjitur me Anthony Martial.

    Me këtë rast kanë shpërthyer edhe komentet në rrjetet sociale.

    “Ndonjëherë shoh gjërat dhe mendoj, në fakt, ndoshta unë kam atë që duhet për t’u bërë një futbollist profesionist”, ka shkruar një tifoz ngjitur me videon virale.

    Ndryshe, United është duke u stërvitur për ndeshjen miqësore ndaj Leeds United./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!